Politika e privatësisë

Si i mbrojmë të dhënat tuaja kur përdorni këtë faqe.

Përditësuar më

Shkurtimisht

  • Nuk ka regjistrim dhe nuk ka llogari.
  • Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t’ju kthyer përgjigje.
  • Nuk përdorim cookies për reklama.
  • Nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt të dhënat tuaja.
  • Mund të kërkoni fshirjen e tyre në çdo kohë.

Informacioni që përdorim

Kur na shkruani përmes formës së kontaktit, përdorim vetëm emrin, email-in, mesazhin dhe, nëse e shkruani, numrin e telefonit.

Për ta mbajtur faqen të shpejtë dhe të sigurt, shohim edhe statistika të përgjithshme, si numri i vizitave. Këto nuk tregojnë kush jeni.

Si e përdorim

Vetëm për t’ju kthyer përgjigje dhe për t’ju ndihmuar me atë që kërkoni. Nuk ju dërgojmë reklama dhe nuk ia japim askujt të dhënat tuaja për marketing.

Sa kohë e mbajmë

Aq sa duhet për t’ju ndihmuar. Pastaj e fshijmë.

Cookies

Nuk përdorim cookies për reklama, prandaj nuk ju shfaqet asnjë dritare për to. Faqja mban mend vetëm zgjedhje të vogla në shfletuesin tuaj, si tema e errët ose e bardhë.

Mjetet falas

Krijo CV dhe Llogaritësi i pagës punojnë direkt në pajisjen tuaj. Çfarë shkruani aty mbetet te ju. Llogaritësi mban mend vetëm shumën e fundit dhe zgjedhjet tuaja, në shfletuesin tuaj, që t’i gjeni kur ktheheni. Këto nuk na dërgohen dhe nuk i ruajmë ne.

Siguria

Faqja përdor lidhje të sigurt (HTTPS) dhe ofrues të besuar për hostimin dhe mbrojtjen nga spam-i. Bëjmë çdo përpjekje të arsyeshme që të dhënat tuaja të jenë të mbrojtura.

Të drejtat tuaja

Në çdo kohë mund të na kërkoni t’i shihni, t’i korrigjoni ose t’i fshini të dhënat që na keni dërguar. Mjafton të na shkruani. Keni gjithashtu të drejtë t’i drejtoheni autoritetit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të tjera

  • Faqja nuk u drejtohet fëmijëve nën 16 vjeç.
  • Lidhjet drejt faqeve dhe rrjeteve sociale të tjera ndjekin politikat e tyre të privatësisë.
  • Kjo politikë mund të përditësohet. Data e fundit shfaqet në krye të faqes.

Keni pyetje?

Na shkruani nga faqja e Kontaktit. Do t’ju përgjigjemi me kënaqësi.